Zgjedhja
Zgjidh nga inventari ynë ose na trego saktë çfarë veture po kërkon — e gjejmë brenda ditës.
Zgjidh veturën tënde nga tregu i Koresë së Jugut. Çdo veturë vjen me raport zyrtar dëmtimesh dhe historik sigurimi — proces i thjeshtë, transparent dhe pa shpenzime të fshehura.
Veturat më të kërkuara që i sjellim nga Koreja — të verifikuara një nga një.
Nuk të kërkojmë të na besosh me fjalë — çdo pretendim e mbështesim me dokument.
Rruga drejt veturës tënde është e thjeshtë, transparente dhe e sigurt.
Zgjidh nga inventari ynë ose na trego saktë çfarë veture po kërkon — e gjejmë brenda ditës.
Të dërgojmë raportin zyrtar të dëmtimeve, historinë e sigurimit dhe fotot reale të veturës.
Nënshkruhet kontrata me çmimin final. Paguan depozitën — pjesa tjetër pas verifikimit.
E përcjell transportin deri në Durrës. Doganimi koordinohet nga ne. Merr çelësat.
Po. Për secilën veturë të japim diagramin e karrocerisë — panel për panel çka është origjinale, çka e ngjyrosur dhe çka e ndërruar — plus historinë e sigurimit nga Koreja. Këto dokumente janë pjesë e kontratës, jo material reklamues.
Çmimi është deri në Portin e Durrësit: vlera e veturës, inspektimi, komisioni ynë, transporti detar dhe taksat e porteve. Dogana dhe transporti Durrës–Kosovë llogariten veçmas dhe thuhen para kontratës.
Transporti deri në Durrës zgjat afërsisht 45 ditë nga nisja e anijes. Gjatë kësaj kohe të mbajmë të informuar për statusin.
Po — kemi qasje në të gjithë tregun korean me mbi 223,000 vetura. Na shkruaj në Whatsapp markën, modelin, vitin dhe buxhetin.
Raporti është pjesë e kontratës. Nëse gjendja e veturës nuk përputhet me dokumentet që të kemi dërguar, nuk e paguan diferencën.
Filtro veturat sipas markës, çmimit, vitit dhe kilometrave.
Veturat që ke shënuar si të preferuara — ruhen vetëm në këtë pajisje.
Na shkruani për çdo pyetje rreth veturave, çmimit apo procesit të importit — përgjigjemi shpejt.
Plotësoni fushat dhe zgjidhni si të na e dërgoni — Whatsapp ose Email.
| Hënë – Premte | 09:00 – 17:00 |
| Shtunë | 09:00 – 15:00 |
| Diel | Mbyllur |
Llogarit paraprakisht taksën doganore, akcizën dhe TVSH-në për veturën që po shikon.
Përdor vlerën e treguar në faqen tonë (përfshin transportin deri në Durrës).
Vlera e veturës për dogana përcaktohet nga Dogana e Kosovës sipas katalogut të vet ose çmimit të blerjes — kjo është llogaritje orientuese, jo faturë zyrtare.