Përditësuar më: Korrik 2026
MR Auto Korea respekton privatësinë e vizitorëve dhe klientëve tanë. Ky dokument shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, si i përdorim dhe si i mbrojmë, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë.
Nuk i shesim apo ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta për qëllime marketingu.
Informacioni për veturat (foto, specifika, raporti i inspektimit, historiku i sigurimit) merret drejtpërdrejt nga Encar.com, platforma më e madhe e shitjes së veturave të përdorura në Korenë e Jugut, dhe shfaqet siç është dhënë nga burimi origjinal.
Kur na kontaktoni përmes Whatsapp, komunikimi kalon përmes platformës Whatsapp/Meta dhe i nënshtrohet edhe politikave të tyre të privatësisë.
Keni të drejtë të kërkoni çasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja personale që i kemi në dispozicion. Na kontaktoni në info@mrautokorea.com për çdo kërkesë të tillë.
Për pyetje rreth kësaj politike, na shkruani në info@mrautokorea.com ose në Whatsapp.
← Kthehu te Auto MR